• Home
  • Seria A
  • E BUJSHME NGA ITALIA | “Andrea Pirlo ka marrë ofertë 4 vjeçare nga klubi i Serie A”

E BUJSHME NGA ITALIA | “Andrea Pirlo ka marrë ofertë 4 vjeçare nga klubi i Serie A”

Pasi zgjidhi çështjet e lidhura me pronësinë dhe rrezikoi përjashtimin nga Serie A, tashmë Salernitana ka vetëm një ide: të sigurojë shpëtimin nga rënia në kategori.

Nuk është mision i lehtë, edhe pse plani i pronarëve të rinj është me horizont më të gjerë dhe për këtë arsye kanë zgjedhur drejtor sportiv Walter Sabatinin.

Pozicioni i Stefano Colantuono-s në pankinën e Salernitana-s vazhdon të jetë në ekuilibër, edhe nëse gjithçka sugjeron një konfirmim të trajnerit aktual të paktën deri në ndeshjen e ardhshme të stadiumit “Arecci” ndaj Milanit.

Sipas asaj që raporton Sportitalia, megjithatë, Walter Sabatini mbetet në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm: pas refuzimeve të kandidatëve që dolën ditët e fundit, nga Gattuso te Ranieri dhe Delio Rossi, drejtuesi do të kishte vendosur të tentonte fuqishëm Andrea Pirlo, duke i ofruar ish-trajnerit të Juventusit një kontratë 4-vjeçare.

Nuk dihet se si do të shkojnë negociatat por ajo që dihet është se në një farë mënyre Pirlo mezi pret të kthehet në stol pas aventurës së fundit të hidhur ku i dha Juventusit një Superkupë dhe i kualifikoi në Champions në javën e fundit, por cikli i tij i sapohapur u mbyll në 1 vit!

Leave A Comment