• Home
  • Moto GP
  • E bujshme!!! Valentino Rossi tërhiqet nga MotoGP në fund të qershorit

E bujshme!!! Valentino Rossi tërhiqet nga MotoGP në fund të qershorit

Valentino Rossi mund të tërhiqet nga sporti në fund të qershorit, në mes të këtij sezoni të MotoGP, para se të nisin pushimet verore. Lajmin e konfirmojnë mediat spanjolle (El Periodico de Catalunya), që i referohet burimeve nga stafi afër pilotit dhe rezultateve të dobta që piloti italian ka arritur këtë sezon.

Këtë sezon, Rossi ka grumbulluar pikë vetëm në 3 nga 7 gara dhe ndodhet në vendin e 19-të të renditjes së përgjithshme, me vetëm 15 pikë. Sipas mediave spanjolle, Rossi do të garojë edhe në dy garat e ardhshme, më 20 qershor në Sachsenring dhe më 27 qershor në Assen.

Mësohet se mes Yamaha Petronas, skuadra e Rossit, dhe pilotit 42-vjeçar nuk ka një marrëdhënie të qetë dhe palët mezi komunikojnë mes tyre. Për këtë arsye, piloti është gati të divorcohet që tani, për të patur kohë për të menduar nëse vitin tjetër mund të garojë në MotoGP me motorin e tij, VR46.

Leave A Comment