• Home
  • Flamurtari
  • E FUNDIT: Covid-19 godet klubin e Flamurtarit! Trajneri izolohet

E FUNDIT: Covid-19 godet klubin e Flamurtarit! Trajneri izolohet

Flamurtari preket me COVID-19. Trajneri Dritan Resuli, i emëruar në fillim të këtij sezoni, ka rezultuar pozitiv pas tamponit, duke qenë se kishte shfaqur simptoma.

Resuli ka mësuar se është pozitiv dhe duke ndjekur protokollin sanitar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është futur në karantinë, sikurse raporton nga Vlora gazetari i ABC, Elton Nika.

Ky është rasti i parë me COVID-19 që prek Flamurtarin, ndërkohë që më shumti ka pasur të infektuar në Superiore, duke nisur me lojtarë nga Vllaznia, Skënderbeu, Bylisi e Partizani.

Leave A Comment