• Home
  • Champions League
  • “E kemi parë sa e vështirë është”, paralajmërimi i Wijnaldum: Do të duhet të luftojmë

“E kemi parë sa e vështirë është”, paralajmërimi i Wijnaldum: Do të duhet të luftojmë

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum, ka folur për faqen zyrtaren të klubit në prag të ndeshjes së Champions League kundër Leipzig.

“Mendoj se Champions League është gjithmonë ndryshe sepse luan kundër skuadrave të vendeve të tjera, kundër sistemeve të ndryshëm, kundër lojtarëve më të cilët nuk përballesh çdo javë”, ka thënë holandezi.

“Kështu që është një kompeticion i komplikuar sepse një ekip që konsiderohet inferior mund të fitojë kundër ekipeve më të mira. Ndeshja kundër Leipzig? Mendoj se e kemi parë në ndeshjen e luajtur në shtëpi sa të fortë janë.

“Po dominonin ndeshjen, më pas kemi shënuar dy gola. E kemi parë sa e vështirë ka qenë. Mendoj se edhe, edhe Manchester City dhe Brugge, e kemi kuptuar sa e vështirë është të luash kundër Leipzig. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe do të duhet të luajmë shumë mirë për të fituar”.

Leave A Comment