• Home
  • Bundesliga
  • E kërkon gjysma e Europës, Dortmund arrin marrëveshjen me yllin e ri të futbollit gjerman

E kërkon gjysma e Europës, Dortmund arrin marrëveshjen me yllin e ri të futbollit gjerman

Borussia Dortmund duket se do të befasojë përsëri botën e futbollit pothuajse një vit pas blerjes së Haaland nga Salzburg.

Verdhezinjtë, në fakt, kanë arritur marrëveshjen me një tjetër talent të klubit austriak.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Karim Adeyemi, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid, Barcelona, Bayern, Juventus, Inter dhe Atletico Madrid.

Sipas Bild, Dortmund është shumë afër mbylljes së marrëveshjes, pasi verdhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin.

Salzburg kërkon 40 milionë euro, por Borussia është e gatshme të paguajë vetëm 35 milionë.

Leave A Comment