• Home
  • La Liga
  • E pabesueshme, Barça i ka paguar 15 milionë euro Atletico-s për një lojtar që nuk e mori kurrë

E pabesueshme, Barça i ka paguar 15 milionë euro Atletico-s për një lojtar që nuk e mori kurrë

Barcelona “dogji” 15 milionë euro në 2019-ën për mbrojtësin e Atletico Madrid, Jose Gimenez. Në hetimet që presidenti Laporta i ka bërë veprimeve financiare të presidencës së mëparshme është zbuluar një pagesë prëj 15 milionë eurosh për Atletico Madrid.

RAC1 ka shkruar se në 2019-ën Barça ka refuzuar t’i paguajë një komision 20 milionë euro menaxherit Mino raiola për të blerë Mtthijs de Ligt dhe alternativa ka qenë Gimenez, për të cilin Atletico ka kërkuar 80 milionë euro.

Paralelisht, Barça ka paguar klauzolën 120 milionë euro për Antoine Griezmann dhe duke parë se nuk mund t’i përballonte të dy operacionet, katalanasit kanë paguar 15 milionë euro për të garantuar blerjen e Geimenez në të ardhmen.

Megjithatë, blerja e Gimenez nuk u realizuar kurrë për shkak të mbylljes së stadiumeve për tifozët për shkak të pandemisë Covid-19.

Leave A Comment