• Home
  • Bundesliga
  • E pabesueshme në Gjermani, Bochum përmbys Bayern-in me 4 gola në 30′ (Video)

E pabesueshme në Gjermani, Bochum përmbys Bayern-in me 4 gola në 30′ (Video)

45 minutat e para të Bochum-Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Bundesliga-s, kanë qenë të pabesueshme dhe një makth i vërtetë për skuadrën e Nagelsmann.

Pasi kanë kaluar në avantazh me të përhershmin Lewandowski në minutën e 9-të, bavarezët kanë pësuar plot katër gola në harkun e 30 minutave.

Adjei ka barazuar shifrat në minutën e 14-të, Locadia ka përmbysur rezultatin në të 37-ën, dhe Gamboa me Hotmann kanë kompletuar pokerin me dy gola të mrekullueshëm në minutat 40 dhe 44.

 

Leave A Comment