• Home
  • Bundesliga
  • E PAKUPTUESHME | Arbitri anulon me VAR supergolin e Dortmund (VIDEO)

E PAKUPTUESHME | Arbitri anulon me VAR supergolin e Dortmund (VIDEO)

Gol i çuditshëm i anuluar gjatë ndeshjes Bochum-Borussia Dortmund. Ekipi vendas shënoi në fund të pjesës së parë me penaltinë e realizuar nga Polter, por në fillim të pjesës së dytë ishte Ëolf ai që barazoi shifrat…

Por, për arbitrin kryesor ky gol duhet të rishikohej dhe në fakt me kufje nga VAR mori një sinjal. Sipas arbitrave, në momentin e goditjes së futbollistit të Dortmund, Bellingham ndodhej në trajektoren e topit duke shqetësuar portierin…

Një befasi e madhe duke qenë se topi nuk kaloi fare te Bellingham por përkrah tij dhe përpara topit ishte gjithashtu edhe mbrojtësi i Bochum që pengonte trajektoren.

Veç kësaj, Bellingham nuk bëri asnjë lëvizje mashtruese përveçse u kthye me sytë nga topi që po shkonte në kuadrat…

 

Leave A Comment