• Home
  • Bundesliga
  • E PAPRITUR! Neuer kalon “nën thikë”, ja sa javë do të mungojë portieri bavarez

E PAPRITUR! Neuer kalon “nën thikë”, ja sa javë do të mungojë portieri bavarez

Është një lajm tronditës për të gjithë tifozët e Bayernit. Manuel Neuer (35 vjeç) iu nënshtrua një operacioni befasues në gju dhe do të mungojë për disa javë. Shkak u bë problem në meniskun medial të gjurit të djathtë.

Operacioni u krye në Innsbruck nga specialisti i gjurit Prof Dr.Christian Fink, i cili ka operuar tashmë yje të tjerë të Bayernit si Sané dhe Hernandez. Portieri do të mungojë për “disa javë”, sipas informacioneve të “BILD”. Më saktësisht, pritet që të qëndrojë larg fushave të blerta katër deri në gjashtë javë.

Vetë Neuer shkroi në Instagram: “Gjithçka shkoi mirë, kështu që unë mund të filloj stërvitjen e rehabilitimit në kohën e duhur. Mbani gishtat e kryqëzuar! Shihemi shumë shpejt në fushë”. Sipas informacioneve të “BILD”, Neuer ka pasur probleme në gju që nga ndeshja e fundit në gjysmën e parë të sezonit kundër Wolfsburg (4-0) më 17 dhjetor.

Meqenëse operacioni fillimisht nuk ishte absolutisht i nevojshëm, Neuer vendosi trajtimin konservativ. Në javët e fundit, portieri ka marrë vazhdimisht pushime nga stërvitjet dhe ka ndjekur një program të reduktuar.

Leave A Comment