• Home
  • Champions League
  • E PAZAKONTË! UEFA hedh në gjyq restorantin në Gjermani për emrin e picës

E PAZAKONTË! UEFA hedh në gjyq restorantin në Gjermani për emrin e picës

Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, UEFA thuhet se ka ndërmarë veprime ligjore kundër një restoranti në Gjermani për emrin e një pice që prodhon. Organi qeverisës i futbollit në Evropë duket se ka ndërmarrë hapin në fjalë, raporton “Daily Mail”, pasi një piceri e vogël e quajtur “Pizza Wolke”, e cila është e vendosur në qytetin e Gießen, vendosi ta quante një nga picat e veta “Champignon League”.

Emri përkthehet në gjermanisht në ‘Mushroom League’, por UEFA mendon se është një shkelje e markës së saj tregtare “Champions League” dhe nga ana tjetër shkel ligjin e saj të licencimit. UEFA i ka dërguar një letër “Pizza Wolke”: “Dëshirojmë t’ju informojmë se në këtë çështje ne përfaqësojmë UEFA-n. Autorizimi i duhur sigurohet vetëm nga një avokat”.

Në një postim në faqen e tyre në Instagram, pronarët e “Pizza Wolke” i janë përgjigjur letrës së UEFA-s me mesazhin e mëposhtëm: “Pizza Wolke kundër UEFA€… Rroftë LIGA e picës CHAMPI(G)NONS! Ndihemi të nderuar! Një reklamë nga UEFA? Seriozisht?

Kjo letër shërben thjesht për të na treguar se jemi padyshim në rrugën e duhur! Pica ime dhe unë kemi nisur një rrugë dhe nuk do të ndalemi derisa të jemi në çdo stomak dhe të piqemi në çdo furrë në një moment! Një njeri! Një picë!

Le të shohim se sa larg do të shkojë UEFA. BLINI PICEN MË TË SHIJSHME NË BOTË me kërpudha, të gjithë!”

Leave A Comment