• Home
  • Tjera
  • E tha edhe këtë….; Behrami: Lojtarët serb i kam miq, “shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit ishte marrëzi

E tha edhe këtë….; Behrami: Lojtarët serb i kam miq, “shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit ishte marrëzi

Valon Behrami ka dhënë një intervistë të gjatë për tabloidin helvet “Blick”, ku ka bërë disa deklarata të forta kundër ish-trajnerit të kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, por edhe në lidhje me “shqiponjën” që bënë bashkëlojtarët e tij shqiptarë në “Nati”, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas golave të tyre kundër Zvicrës në finalet e Botërorit të Rusisë.

Duke iu referuar tërheqjes nag futbolli I luajtur, Behrami nënvizoi: “Vitin e fundit në Serie B me Brescia vuajta shumë. Nuk kisha më emocione për tifozët, për sportin dhe ndjeja se gjërat e tjera ishin më të rëndësishme.

Një shembull: Nëse vajzat e mia, tani janë 13 dhe 6 vjeçe, vinin për vizitë të premten dhe unë duhej të shkoja në hotel me ekipin të shtunën për ndeshjen e së dielës, atëherë nuk e doja këtë. Doja të isha me vajzat e mia.

Nuk ndjeva asgjë për shtatë apo tetë muaj, isha i vdekur mendërisht, nuk më interesonte nëse fitonim apo humbisnim. Pastaj trupi im nuk ishte më gati për sport të nivelit të lartë”.

Me se merret kosovari tashmë, pa futbollin e luajtur? Përgjigjet vetë ai: “Shkoj në CrossFit në shtatë të mëngjesit. Si futbollist e kisha të vështirë të ngrihesha në nëntë, por tani si person privat është papritur e mundur…

Tani jam ekspert në studio dhe bashkëkomentues për kanalin televiziv me pagesë Dazn në Itali. Kjo do të thotë që duhet të jem i përditësuar. Shikoj tri ose katër ndeshje në ditë, lexoj, marr informacion. Dhe befas ndjej se ju gazetarët e keni një punë vërtet të vështirë (qesh)…”

Disa fjalë edhe për sherrin që pati me Petkoviç: “Ishte tradhti 100%, asgjë tjetër. Ai nuk donte të thërriste më as Stephan Lichtsteiner, me siguri. Kjo shkaktoi shumë zhurmë me mua dhe Steph rezistoi shumë, ai nuk e bëri këtë. Unë dua të kem në jetën time vetëm njerëz që janë të mirë. Unë i besova dhe ai më tradhtoi. Kjo dhemb shumë. Nuk kam më nevojë për të dhe nuk dua të bisedoj më me të.

Shumë e fortë deklarata për rastin e shqiponjës së Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen ndaj Serbisë: “Unë ende e urrej këtë temë, edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po bënim luftë, po luanim futboll.

Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në atë mënyrë festimi. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luftës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër”.

Leave A Comment