• Home
  • Moto GP
  • Edhe MotoGP preket nga pandemia, anullohet gara e Finlandës, ja kush e zëvendëson

Edhe MotoGP preket nga pandemia, anullohet gara e Finlandës, ja kush e zëvendëson

Kalendari i botërorit 2021 të MotoGP ka pësuar orët e fundit një tjetër ndryshim në programin e tij. DORNA ka bërë me dije se gara e Finlandës, që ishte parashikuar të zhvillohej më 11 korrik, është anulluar. Kjo garë do të zhvillohej në pistën e KymiRing, por që tashmë është hequr nga kalendari, si pasojë e pamundësisë së organizimit të saj për shkak të pandemisë.

DORNA vendosi që kjo pistë të zëvendësohet me pistën austriake të Spielberg, ku do të zhvillohen dy gara me radhë gjatë verës. Më 8 gusht, aty do të zhvillohet gara e Styria dhe një javë më vonë (15 gusht) gara e Austrisë. Ajo që bie në sy është një pushim i gjatë veror i pilotëve, nga 27 qershori deri më 8 gusht, kur dhe rikthehet kampionati me dy garat austriake.

Leave A Comment