• Home
  • Seria A
  • Efekti domino…; Vlahovic ndryshon edhe dinamikat e rinovimit me Dybala

Efekti domino…; Vlahovic ndryshon edhe dinamikat e rinovimit me Dybala

“Gazzetta dello Sport” përpiqet sot të bëjnë një bilanc të rinovimit të kontratës së Paulo Dybala me Juventusin. Për momentin argjentinasi po lartësohet.

Me Vlahovic është shumë më mirë dhe performon edhe më pozitivisht. Nëse e tashmja është e lumtur, e ardhmja duhet të ndërtohet. Dybala dhe Juve do të diskutojnë rinovimin deri në fund të muajit, ndoshta pas ndeshjes jashtë fushe të Champions League me Villareal.

Nuk ka një datë të caktuar për “samitin” dhe as mbërritjen e agjentit të lojtarit në Itali. Diskursi ekonomik do të nisë nga baza të ndryshme, por në një klimë tjetër. Juve mund të ketë gjetur çiftin e së ardhmes (Dybala-Vlahovic) dhe të gjithë kanë arsye të mira për të mos e ndërprerë një histori premtuese qysh në fillim.

Leave A Comment