• Home
  • Seria A
  • Emery paralajmëron Juventus-in: Ja çfarë duam të bëjmë në Champions

Emery paralajmëron Juventus-in: Ja çfarë duam të bëjmë në Champions

Trajneri i Villarreal-it, Unai Emery, është kthyer të flasë për përballejn e shumëpritur kundër Juventus-it në 1/8-at e Champions League.

Tekniku spanjoll i ka dhënë një mesazh të qartë bardhezinjve pas barazimit 0-0 të marrë në kampionat kundër Real Madrid-it të Carlo Ancelotti-t.

“Jam i lumtur, ka qenë një ndeshje e bukur. Të dy skuadrat kanë patur mundësitë e tyre dhe të dy skuadrat mund të kishin shënuar. Është vetëm një pikë, por e marrim si diçka pozitive”, ka thënë Emery për mediat spanjolle.

“Duam të jemi mes të parave në La Liga, ndërsa në Champions League duam të eliminojmë klubet më të mirë”.

Leave A Comment