• Home
  • La Liga
  • Ende i Arsenalit me dokumenta, Aubameyang nis stërvitjen te Barcelona pa u zyrtarizuar! Pranë tij edhe Dembele (FOTO)

Ende i Arsenalit me dokumenta, Aubameyang nis stërvitjen te Barcelona pa u zyrtarizuar! Pranë tij edhe Dembele (FOTO)

Adama Traoré ka zgjedhur numrin e fanellës së tij. Anësori ofensiv spanjoll do të marrë numrin 11, që deri pak ditë më parë i përkiste Yusuf Demir.

Çfarë numri do të veshë Pierre-Emerick Aubameyang?

Një pyetje që ka vetëm një përgjigje: 25. Rregullorja e Federatës Spanjolle të Futbollit, në fakt i detyron lojtarët e ekipit të parë të zgjedhin vetëm numrat nga 1 deri në 25, ndërsa këto që vijojnë janë të rezervuara për lojtarët e sektorit të të rinjve.

25, megjithatë, është numri i rezervuar për portierin e tretë, nëse është i pranishëm në skuadrën e ekipit të parë; në rastin e blaugranës është Inaki Pena, i cili është regjistruar te Barcelona B, kështu që gabonezi mund të aplikojnë për të pa probleme…

Por, nje tjeter fakt qe sot ka rene ne syte e te gjitheve eshte nje foto e publikuar nga adresa zyrtare e Barcelona-s ku shfaqet ne sfond Aubameyang. E habitshme se si ai ka nisur stervitjen duke qene ende futbollist i Arsenalit, pasi me letra nuk ka prishur akordin me Topcinjte dhe nuk eshte federuar ende nga Barcelona ne LaLiga…

Prane tij, si per ironi te fatit, Dembele, futbollisti qe refuzoi disa destinacione dhe ka prishur planet e katalanasve duke terbuar edhe presidentin Laporta.

 

Leave A Comment