• Home
  • Bundesliga
  • “Është akoma në 60% të potencialit”, ish-trajneri i yllit të Serisë A: Është më mirë se Haaland dhe…

“Është akoma në 60% të potencialit”, ish-trajneri i yllit të Serisë A: Është më mirë se Haaland dhe…

Ivica Iliev, me një të kaluar në Itali me Messina-n dhe Genoa-n, flet gjithmonë me shumë dëshirë për Dusan Vlahovic.

Nga ana tjetër, ai e ka parë sulmuesin e Fiorentina-s të rritet te moshat e Partizanit të Beogradit, ku është drejtor sportiv.

Ja përse mendimi i tij për sulmuesin që po bën të ëndërrojë gjithë Europën është shumë i rëndësishëm.

Duke folur për Mirror, Iliev ka shpjeguar se sulmuesi nuk e ka shprehur akoma gjithë potencialin e tij dhe se në momentin që do ta bëjë do të jetë në lartësinë e Haaland ose akoma më mirë!

“Mbaj mend se në 2016-ën një nga zbuluesit më të rëndësishëm të talenteve i një prej klubeve më të mëdha në botë ka ardhur këtu dhe ka thënë se në moshën e tij dhe në pozicionin e tij, Vlahovic ishte talenti më i mirë në botë.

“Vlahovic është akoma në 60-70% të potencialit të tij, teknikisht është më i mirë se Haaland dhe ofron më shumë opsione. Dhe këta dy lojtarë do të sfidohen deri në fund të karrierës së tyre”.

Leave A Comment