• Home
  • Champions League
  • “Është i lodhur dhe nuk ka më shije”, shqetësimi i Pep: Kundër PSG na ndihmuan dy lojtarë

“Është i lodhur dhe nuk ka më shije”, shqetësimi i Pep: Kundër PSG na ndihmuan dy lojtarë

Manchester City do të ndeshet me West Ham të dielën në Premier League dhe do ta bëjë pa Kevin de Bruyne.

Belgu është infektuar me Covid dhe, sipas Pep Guardiola-s, nuk po ia kalon shumë mirë.

“De Bruyne është pak i lodhur dhe nuk ndien më shijet, ka pak a shumë të gjitha simptomat e Covid-19 që njohim. Shpresojmë ta kalojë shpejt. Pas pak ditësh do të bëjë një test tjetër dhe, nëse do të jetë negativ, do të kthehet në skuadër”.

Për futbollistët e tjerë: “Foden dhe Grealish janë stërvitur individualisht. Janë më mirë, por nuk do të rrezikojmë. Kundër PSG (në Champions) kishim vetëm 15 lojtarë, na kanë ndihmuar Palmer dhe McAtee”.

Leave A Comment