• Home
  • Basketboll
  • Eurobasket 2022, ekipet më të mira të Europës në garë për trofeun

Eurobasket 2022, ekipet më të mira të Europës në garë për trofeun

Ka nisur Kampionati Europian i Basketbollit për meshkuj (eurobasket), eventi më i rëndësishëm kontinental i sportit të koshit, ku marrin pjesë 24 ekipet më të mira. Ekipet janë ndarë nga 4 grupe me nga 6 skuadra secili.

Ndeshjet e Grupit A luhen në Gjeorgji, ato të Grupit B luhen në Gjermani, takimet e Grupit C zhvillohen në Itali dhe ato të Grupit D luhen në Republikën Çeke. Pas përfundimit të kësaj faze, 4 ekipet e para avancojnë më tej, në afzën e eliminimit direkt (finalja luhet më 18 shtator).

Në këtë event luajnë mjaft yje të NBA-së, si Giannis Antetokounmpo, Evan Fournier, Rudy Gobert, Nikola Jokic, Luka Doncic, Goran Dragic, Dennis Schroder, Jonas Valanciunas etj.

Përbërja e grupeve

Grupi A: Spanja, Turqia, Belgjika, Gjeorgjia, Mali i Zi, Bullgaria.

Grupi B: Gjermania, Bosnje-Herzegovina, Sllovenia, Lituania, Hungaria, Franca,

Grupi C: Greqia, Italia, Kroacia, Hungaria, Britania e Madhe, Estonia.

Grupi D: Serbia, Republika Çeke, Polonia, Finlanda, Izraeli, Holanda.

Leave A Comment