• Home
  • Moto GP
  • “Fakti që jam ikonë e motoçiklizmit është fitorja më e rëndësishme”

“Fakti që jam ikonë e motoçiklizmit është fitorja më e rëndësishme”

Valentino Rossi përgatitet për garën e fundit në karrierën e tij. Piloti italian, ikona e garave të motoçiklizmit, do të zhvillojë këtë fundjavë në Valencia garën e fundit në karrierë mbi dy rrota, pasi ka vendosur të tërhiqet, për të nisur një karrierë të re.

Legjenda e MotoGP, 9 herë kampion bote, shprehet se për të asnjë titull i fituar nuk ka vlerë krahasuar me faktin se ai është bërë një pilot i famshëm. “Me kalimin e viteve kuptova se jam bërë një ikonë e motoçiklizimit dhe kjo është fitorja më e madhe dhe më e rëndësishme e karrierës time. Shoh se shumë njerëz e duan dhe ndjekin këtë sport vetëm prej meje”, tha Rossi.

Tani që kam vendosur të mos garoj më po e kuptoj se ajo që kam arritur në këtë sport është një gjë e madhe. Deri më tani interesohesha për pistën, motorin, kthesat dhe jo për atë që kisha arritur. Jam përpjekur të ndihmoj në zhvillimin e këtij sporti, duke afruar të rinjtë. Numri 46 do të mbetet përgjithnjë edhe pse nuk e di nëse do të argëtohem më pasi të tërhiqem”, tha Rossi.

Leave A Comment