• Home
  • Tenis
  • Familjarët e Djokovic: Fitorja më e madhe. Novak nis stërvitjen: Erdha për të luajtur

Familjarët e Djokovic: Fitorja më e madhe. Novak nis stërvitjen: Erdha për të luajtur

Familjarët e tenistit serb Novak Djokovic zhvilluan pak minuta më parë në Beograd një konferencë për shtyp, duke qartësuar çështjen e numrit 1 në botë. Ai mori “OK”-in nga gjykata e Melburnit për të luajtur në grand slam të Australian Open (nis më 17 janar), pasi qëndroi 4 ditë i izoluar në një hotel për emigrantë, pasi kishte probleme me dokumentacionin.

Jo vetëm kaq, por Djokovic nuk ka kryer vaksinën anti-Covid, masë e detyrueshme për të hyrë në Australi dhe luajtur në turnetë që zhvillohen në Australi. “Në fund të ëksaj beteje të gjatë mund të them se fitoi drejtësia. Për ne ky ishte një moment i vështirë, por vëllai im tani është i lirë. Gjykatësi shqyrtoi me imtësi çdo detaj dhe mori një vendim të drejtë. Kjo është fitorja më e madhe e Novak në karrierën e tij”, tha Djordje Djokovic, vëllai i Novak.

Novak është i lirë dhe deri pak minuta më parë ka qenë duke u praktikuar në një fushë tenisi. Ai vajti në Australi për të luajtur dhe fituar sërish”, tha vëllai i Djokovic. Gjithsesi, edhe pse mori leje nga gjykata prë të luajtur në Australian Open vendim përfundimtar do ta marrë nesër qeveria australiane, që mund të anullojë lejen e qëndrimit të dhënë nga gjykata dhe kthejë tenistin serb mbrapsh në shtëpi.

Leave A Comment