• Home
  • Tenis
  • Familjarët e Djokovic protesta në rrugë: Po e trajtojnë si kriminel

Familjarët e Djokovic protesta në rrugë: Po e trajtojnë si kriminel

Familjarët e tenistit serb Novak Djokovic kanë mbetur të zhgënjyer nga trajtimi që autoritetet australiane po i bëjnë numrit 1 në botë për meshkuj. Ai nuk është lënë të hyjë në Melburn për të marrë pjesë në grand slam të Australian Open, pasi kishte probleme me dokumentacionin, ndërkohë që nuk ka bërë vaksinën anti-Covid. Pas disa orësh hetim në aeroport, tenisti është akomoduar në një hotel për emigrantë, duke qëndruar i izoluar.

Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb, ka protestuar për këtë situatë: “Ky është një skandal, pasi po e keqtrajtojnë djalin tim. Po nëpërkëmbin atë dhe dinjitetin e një kombi të tërë. Novak është krenaria jonë, duke u mbrojtur nga të gjitha sulmet. Është dërguar në një hotel, ndërkohë që kemi kërkuar të transferohet në një apartament me qira në Melburn, deri sa çështja të zgjidhet. Është e gjitha një çështje politike dhe ai po sakrifikohet”.

Leave A Comment