• Home
  • Premier League
  • Faull ndaj Brojës, shqiptari 5 minuta i mjekuar! Conte acarohet, pastaj Southampton realizon 2 gola (VIDEO)

Faull ndaj Brojës, shqiptari 5 minuta i mjekuar! Conte acarohet, pastaj Southampton realizon 2 gola (VIDEO)

Skandal në Premier League. Ndoshta është kampionati më i fortë në botë por mund të ketë edhe arbitrat më të paaftë…

Sepse, ajo që ndodhi sonte në Londër mes Tottenham dhe Southampton është për të vënë duart në kokë…

Ashtu si i vuri Broja kur 5 minuta qëndroi në fushë i shtrirë dhe me mjekët që i erdhën në ndihmë pasi Emerson Royal goditi topin me kokë mbi kurrizin e tij, por duke vendosur duart te koka shqiptarit dhe duke i rënë më pas sipër.

Praktikisht, një faull nëse shihen imazhet në VAR por kjo nuk ndodhi dhe solli acarim e Southampton.

Në atë aksion, Son gjeti golin e avantazhit 2-1 për vendasit. Conte pati fërkime me stolin e Southampton dhe disa lojtarë në fushë madje…

Megjithatë, Southampton barazoi me Elyonoussi disa minuta më pas dhe gjithashtu gjeti edhe golin e trete me Adams, duke tronditur Conte & Co…

Leave A Comment