• Home
  • Tenis
  • Federer mban fjalën, dy vajzat që luanin tenis në tarracë shkojnë në akademinë e Nadal

Federer mban fjalën, dy vajzat që luanin tenis në tarracë shkojnë në akademinë e Nadal

Një vit më parë, kur pandemia Covid-19 “pushtoi” botën dhe të gjithë ishin në karantinë, një video nga Italia bëri xhiron e rrjeteve sociale. Dy vajza, Vittoria Olivieri (13 vjeçe) dhe Carola Pessina (11 vjeçe), luanin tenis në tarracën e dy pallateve përkarshi.

Ajo video u regjistrua më 18 prill 2020 dhe brenda pak orësh arriti në 6 milionë klikime, pasi u përhap nga miliona njerëz anembanë botës. Nuk munguan komentet nga personazhet VIP, përfshi edhe Roger Federer, që pas disa muajsh u bëri një vizitë dy vajzave.

Falë sponsorit Barilla, ai shkoi në atë tarracë dhe luajti tenis me dy vajzat, duke u bërë një premtim, që t’i çonte në akademinë e tenisit të Rafael Nadal. U tha, u bë. Dje, dy vajzat italiane kanë shkuar në akademinë e tenisit spanjoll. Federate Italiane e Tenisit postoi foton e dy vajzave, Vittoria e Carola në mjediset e Akademisë, së bashjku me Rafael Nadal, që është mik me Roger Federer.

Leave A Comment