• Home
  • Tenis
  • Federer nuk ndalet, ja gjendja fizike dhe planet për 2022-shin

Federer nuk ndalet, ja gjendja fizike dhe planet për 2022-shin

Edhe pse deklaroi se nuk do të luajë në grand slam të Australian Open, që zhvillohet në Melburn në mesin e janarit, tenisti zviceran Roger Federer nuk ka ndërmend të ndalet. 40-vjeçari shpreson të rikthehet verën e ardhshme. “Duhet pak kohë për të rikuperuar 100%”, tha Federer në një intervistë për “Sky Sports”.

Është pak e dhimbshme apo zhgënjyese të qëndrosh kaq gjatë pushim, por e dija që në fillim se do të duhej shumë kohë për të rikuperuar. E dija se cilat ishin pasojat e operacionit të fundit. Dëshira ime është të vazhdoj të luaj tenis në nivele të larta, por hapat duhet t’i bëj një e nga një”, shtoi më tej Federer.

Tani për tani jamë përqendruar te rehabilitimi. Vitet e fundit kam mësuar shumë gjëra dhe nuk dua të nxitoj. Rëndësi ka rikthimi në fushë, nuk ka rëndësi një muaj më herët apo më vonë. Tani eci pa vështirësi dhe pas pak kohësh do të nis t’i jap makinës e më pas edhe të luaj me raketë”, tha Federer.

Leave A Comment