• Home
  • Tenis
  • Federer paralajmëron Nadal e Djokovic: Herët a vonë…

Federer paralajmëron Nadal e Djokovic: Herët a vonë…

Tenisti zviceran Roger Federer, në një intervistë prë “QG” ka folur për të ardhmen e këitj sporti. Ai është i bindur se me kalimin e kohës, ndoshta edhe me brezin e ri të tenistëve që po vjen, rekordet që ai, Rafael Nadal e Novak Djokovic kanë arritur, do të thyhen.

Fakti që të tre kemi arritur në kuotën e 20 grand slam të fituara është i jashtëzakonshëm. Dikur rekordi ishte me 12 grand slam dhe ky rekord u thye nga Pete Sampras. Në vitin 2009 unë theva rekordin e tij dhe sot jemi tri tenistë me nga 20 grand slam të fituara”, thotë Federer.

Kjo do të thotë se herët a vonë dikush tjetër do të fitojë më shumë turne. Momentalisht, Nadal e Djokovic kanë mundësi të fitojnë më shumë krahasuar me mua. Të gjithë ne duam të fitojmë sërish, por unë kam patur një rrugë më të gjatë dhe të ndërlikuar se ata”, shprehet zvicerani.

Së shpejti do të nisë një epokë tjetër, me të tjerë kampionë. Nuk i heq asgjë asaj që kam arritur unë ose Novak apo Rafael, por sot është më e lehtë të dominosh në të gjitha sipërfaqet.  Për këtë arsye, dikush do t’i thyejë rekordet tona”, tha Federer.

Leave A Comment