• Home
  • Tenis
  • Federer: Prej 2 vitesh më duket sikur jam tërhequr nga sporti

Federer: Prej 2 vitesh më duket sikur jam tërhequr nga sporti

Tenisti zviceran Roger Federer gjatë dy viteve të fundit ka luajtur shumë pak, për shkak të pandemisë dhe dëmtimeve që ka patur. Aktualisht ai nuk zbret në fushë që prej korrikut të vitit të kaluar dhe rikthimi është ende i paqartë për fituesin e 20 grand slam, ish-numri 1 në botë.

Dy vitet e fundit kam luajtur shumë pak dhe më kanë dhënë mundësinë të kuptoj se si do të jetë jeta ime pasi të tërhiqem nga tenisi. Jam përpjekur të jem sa më shumë i impenjuar, pasi nuk doja që ta konsideroja veten të pamundur të merrem me diçka”, shprehet Federer.

Jam i kënaqur që kam kaluar shumë kohë me familjen time, fëmijët e mi, që po kalojnë një fazë të rëndësishme të jetës së tyre. Tani që jam 40 vjeç dhe luaj pak, do të kënaqesha edhe sikur të fitoja vetëm një turne apo të qëndroja në “top-100” tenistët më të mirë. Gjithsesi, jam gjithnjë me këmbë në tokë”, tha Federer.

Leave A Comment