• Home
  • Tenis
  • Federer tërhiqet nga Australian Open, rikthimi verën e ardhshme

Federer tërhiqet nga Australian Open, rikthimi verën e ardhshme

Tenisti zviceran Roger Federer, fitues i 21 grand slam, do të mungojë në Australian Open, turneun e parë të madh që zhvillohet në janar. Përmes një interviste për portalin zviceran “Lematin”, tenisti 40-vjeçar ka sqaruar: “Në janar besoj se do të nis normalisht të vrapoj, ndërsa gjatë pranverës do të nis aktivitetin në fushë, duke u stërvitur”.

Federer ka hequr patericat dhe të dhënat që vijnë nga analizat e fundit janë inkurajuese. Gjithsesi, për rikthimin në fushë do të presim ende. “Sot për sot, mendoj se do të zhvilloj një ndeshje zyrtare verën e ardhshme. Nuk e di nëse do të jem gati për Wimbledon apo jo. Pata një dëmtim në menisk, ndaj koha e rikuperimit është e gjatë”, tha Federer.

Zvicerani nuk luan që nga korriku i këitj viti, kur u eliminua nga Wimbledon dhe më pas bëri një operacion. “Ambicja ime është të provoj se çfarë jam i aftë të bëj. Dua t’i them lamtumirë sportit duke luajtur dhe jo i dëmtuar. Nuk ka rëndësi nëse luaj apo jo një finale, rëndësi ka të luaj edhe një herë në fushat ku kam qenë më parë” tha Federer.

Leave A Comment