• Home
  • La Liga
  • Fekir, prapaskena: lamtumira nga Lyon erdhi për faj të… mjekrës

Fekir, prapaskena: lamtumira nga Lyon erdhi për faj të… mjekrës

Ka patur shumë pritshmëri për Nabil Fekir në kohën kur luante për Lyon-in, por shpërthimi i tij nuk ka ardhur kurrë.

Më pas ka ardhur transferimi i papritur te Betis. Një transferim që duket se nuk ka ardhur vetëm për shkak të paraqitjeve jo në lartësinë e duhur.

Sipas RMC Sport, francezi duket se ka marrë presione sepse nuk ka pranuar të presë mjekrën.

Nga sa mësohet, në fakt, Lyon ka folur me 28-vjeçarin francez për ta rruar mjekrën në mënyrë që të mos merrej si një simbol i fesë myslimane tek e cila beson atleti.

Kjo kërkesë e veçantë duket se nuk është pritur shumë mirë nga lojtari, i cili ka zgjedhur të largohet.

Mbetet për t’u kuptuar nëse pas këtij lajmi, që akoma nuk është konfirmuar nga asnjë nga palët, do të ketë zhvillime të tjera.

Aktualisht, Fekir luan te Betis ku ka koleksionuar deri tani në këtë sezon të La Liga-s 20 ndeshje dhe 4 gola.

Leave A Comment