• Home
  • La Liga
  • Felix zemëron Simeone-n: Nëse e di problemin që kemi, atëherë të flasë

Felix zemëron Simeone-n: Nëse e di problemin që kemi, atëherë të flasë

Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix, ka folur në ditët e kaluara për problemet e skuadrës, që nuk po zhvillon një sezon shumë pozitiv deri tani.

Gjatë një interviste të dhënë për The Athletic, portugezi ka deklaruar: “E dimë se çfarë duhet, por preferoj të mos flas”, në lidhje me mënyrën për të dalë nga situata e vështirë pas humbjes kundër Barclona-s.

“Ka shumë arsye, nuk mund të them vetëm një”, ka shtuar Felix.

Deklarata këto që nuk janë mirëpritur nga trajneri Diego Simeone, i cili ka thënë në konferencë për shtyp: “Nëse Joao e ka të qartë problemin, atëherë do të ishte mirë që ta shpjegonte”, duke e ftuar lojtarin të flasë brenda ekipit dhe jo në publik.

Leave A Comment