• Home
  • Formula 1
  • Ferrari, Binotto: 2022-shi do të jetë “viti zero”, presim surpriza

Ferrari, Binotto: 2022-shi do të jetë “viti zero”, presim surpriza

Te Ferrari kanë nisur të mendojnë për sezonin 2022 të Formula 1, me shpresën që ndryshimet në rregullore të sjellin një makinë më të shpejtë dhe kompetitive në pistë. Drejtori sportiv i “kokëkuqes”, Mattia Binotto shprehet se fillimi i sezonit do të jetë enigmatik, pasi të gjithë do të shohin me dyshim rezultatet e punës së bërë deri më tani.

Makinat janë më shumë të ngjashme me ato të Formula 2, ndaj ka gjasa që të shohim surpriza në fillim. Do të duhen 2-3 gara para se të kuptojmë situatën. Duke qenë se çdo gjë do të jetë ndryshe, çdo pilot duhet të kuptojë dhe adaptohet me ndryshimet, ashtu sikurse edhe ne si drejtues”, tha Binotto.

Makinat do të jenë ndryshe dhe nuk kemi asnjë pikë referimi në këtë drejtim. Nuk dimë as se çfarë po bëjnë të tjerët, ndaj viti 2022 do të jetë një vit surprizë. Për momentin nga ana e të gjithëve ka shumë kureshti dhe pas disa javësh do të nisim nga testet e para në pistë. Ne synojmë të ndryshojmë trendin dhe të jemi protagonistë”, u shpreh Binotto.

Leave A Comment