• Home
  • Formula 1
  • Ferrari, Binotto: Vitin tjetër jemi të detyruar të fitojmë në pistë

Ferrari, Binotto: Vitin tjetër jemi të detyruar të fitojmë në pistë

Mercedes dhe Red Bull e kanë zhvilluar më shumë se ne makinën e tyre gjatë këtij viti, por Ferrari ka si objektiv vitin 2022. Sezonin e ardhshëm të Formula 1 duhet të rikthehemi me çdo kusht te fitorja”. Është ky objektivi i drejtorit sportiv të Ferrarit, Mattia Binotto, që karikon pilotët dhe skuadrën në prag të vitit të ri.

Duhet të jemi të përgatitur për t’u përballur me dy ekipe të forta, që janë mësuar të fitojnë. Nuk them se duhet t’i mundim me çdo kusht sezonin e ri, por duhet të jemi aty duke luftuar me to për “pole” dhe për fitoren. Duhet të bëjmë një tjetër hap përpara, ashtu sikurse bëmë këtë sezon”, shtoi Binotto.

Për sa i përket makinës së re “kokëkuqes”, Binotto shprehet: “Kemi vendosur ta projektojmë me një ide ndryshe, do të jetë një inovacion si në motor ashtu dhe në aerodinamikë. Nuk u ndalëm në idetë tradicionale, duke provuar çdo koncept, me shpresën që të jemi të shpejtë dhe kompetitivë”.

Leave A Comment