• Home
  • Premier League
  • Fiton 15 mln euro në sezon, Conte tallet me klubin e tij: “Nuk jam mësuar me këto objektiva unë, dikush…”

Fiton 15 mln euro në sezon, Conte tallet me klubin e tij: “Nuk jam mësuar me këto objektiva unë, dikush…”

Tre humbje radhazi për Tottenhamin, i cili ka grumbulluar pesë në tetë ndeshjet e fundit, duke iu larguar Champions duke pare ndeshjet e ekipeve të tjera me të cilat Spurs po konkurrojnë.

Trajneri i Spurs, Antonio Conte, komentoi me hidhërim performancën e skuadrës së tij në mikrofonat e BIN SPORTS:

“Të krahasosh Tottenhamin me të kaluarën nuk është e drejtë, situata ka ndryshuar plotësisht. Unë erdha këtu për të luajtur me një ekip tjetër dhe Tottenham ishte një ekip i mirë, ishte periudha më e mirë.

Më pas situata u përkeqësua dhe tani të gjithë duhet të kenë durim të presin që të rindërtohet hap pas hapi. Është e vështirë për mua të flas për vendin e katërt, Europa League ose Ligën e Konferencave, jam mësuar të garoj për qëllime shumë të ndryshme.

Ne e dimë se duhet të luftojmë për të bërë më të mirën deri në fund, por realisht objektivat nuk janë si ky mjedis dhe dikush duhet ta thotë këtë”

Conte ka pranuar oferten per te punuar me Tottenham duke firmosur me nje kontrate miliardere prej 15 mln eurosh ne sezon dhe gjithashtu la Interin kampion Italie dhe pas 2 sezonesh ne Serie A.

Ai ne janar mori Kulusevski dhe Bentancur nga Juventusi.

Leave A Comment