Flamurtari hakmerret ndaj Studentit, fitojnë Partizani e Elbasani

Flamurtari vijon të komandojë renditjen e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra pas ndeshjeve të javës së 8-të të luajtura sot. Vlonjatet triumfuan 83-47 ndaj Studentit në fushën e tyre, duke u hakmarrë për humbjen e javës së parë, e vetmja e Flamurtarit deri më tani në kampionat.

Tirana Barleti Basket fitoi 100-72 ndaj Tiranës, në derbin e skuadrave me të njëjtin emër. Stojicic me 27 pikë e Jaçe me 23 bënë diferencën për Barleti, që ngjit shkallët në renditje. Pa probleme fiton Partizani, që mundi 88-60 Vllazninë në Shkodër, duke ruajtur ritmin e Flamurtarit kryesues.

Fiton edhe Elbasani, që mundi 71-56 Apoloninë, duke iu larguar edhe më shumë fundit të renditjes, ku ndodhet skuadra fierake. Për t’u theksuar se kjo javë ishte e para e xhiros së dytë të kampionatit.

Kategoria e Parë – Femra, java e 8-të

Flamurtari – Studenti, 83-47

Elbasani – Apolonia, 71-56

Vllaznia – Partizani, 60-88

Tirana – Tirana Barleti Basket, 72-100

Renditja: Flamurtari 15 pikë, Partizani 14 pikë, Tirana 13 pikë, Studenti 13 pikë, Tirana Barleti Basket 12 pikë, Vllaznia 11 pikë, Elbasani 10 pikë, Apolonia 8 pikë.

Leave A Comment