Formacioni zyrtar / Reja ul në stol Uzunin, starton me Memollën

Trajneri Edy Reja ka befasuar paksa me formacionin, duke ulur në stol Myrto Uzunin. Pasi e aktivizoi në një pozicion jo natyral ndaj Kazakistanit, sot nuk e preferon fare në 11-shen startuese. Beratasi do të presë shansin e vet nga stoli ndaj Bjellorusisë. Në vend të tij do të luajë Memolla, ndërsa Gjasula ia ka dalë me lëndimin, pritet titullar. Sikurse pritej, në vend të Abrashit të pezulluar do të aktivizohet Laçi. Ky është formacioni i dy skuadrave, publikuar nga UEFA. Në fakt, Shqipëria luan me 3-5-2, çka do të thotë se Doka është pozicionuar jo saktë, pasi ai do të jetë mesfushor i krahut të djathtë. Natyrisht, në fazën difensive, ish-lojtari bardheblu do t’i bashkohet prapavijës. Edhe Laçi nuk do të jetë kaq i avancuar dhe në krahë, por do të bëjë rolin e Abrashit, në brendësi të mesfushës kuqezi.

 

 

Leave A Comment