• Home
  • Formula 1
  • Formula 1 ngre siparin, Haas zbulon virtualisht makinën e re

Formula 1 ngre siparin, Haas zbulon virtualisht makinën e re

Makina amerikane Haas, është njëvendëshja e parë e Formula 1 që zbulon format e saj në prag të testeve dimërore që do të zhvillohen pas dy javësh. Kjo makinë, që vjet u klasifikua e fundit, do të quhet Haas VF-22 dhe do të pilotohet nga gjermani Mick Schumacher e rusi Nikita Mazepin.

Në fakt, nuk është bërë një prezantim on-line apo “live” i makinës, por skuadra amerikane ka publikuar fotot e kësaj njëvendësheje përmes një prezantimi virtual. Për ta parë këtë makinë duhen pritur testet dimërore.

Natyrisht që vihen re shumë ndryshime në këtë makinë krahasuar me atë që kemi parë vitet e fundit, pasi këtë sezon hyjnë në fuqi rregullat e reja. Has edhe këtë vit do të përdorë motor Ferrari.

Si pjesa e përparme ashtu dhe ajo e pasme kanë mjaft ndryshim nga e kaluara në pamje dhe në aerodinamikë, ndërsa ngjyra është e njëjtë: Dominon e bardha dhe vijat kuqeblu.

Leave A Comment