Fotografia e rrallë e CR7 shitet për 70 mijë euro në ankand

Një fotografi e Cristiano Ronaldo-s është shitur të dielën në mbrëmje në një ankand në Neë Jersey për 70.000 euro.

Bëhet fjalë për një figurë Panini të prodhuar ekskluzivisht në Itali, në gjendje shumë të mirë, në të cilën kampioni portugez është me uniformën e Sporting Lisbone në sezonin 2002-03, ai  i debutimit të tij në futbollin profesionist.

Sot mësohet se ka vetëm 200 ekzemplarë dhe vetëm rreth 20 duket se janë në gjendje të mirë, ndërsa kopjet e tjera janë shkatërruar ose janë hedhur.

Kjo shpjegon çmimin e pabesueshëm të shitjes.

Leave A Comment