• Home
  • Tenis
  • “Frymëzohem nga Ibrahimovic, do të jem fitues edhe 40 vjeç”

“Frymëzohem nga Ibrahimovic, do të jem fitues edhe 40 vjeç”

Pasi triumfoi fundjavën e kaluar në turneun e fundit Masters të këtij viti, atë të zhvilluar në Paris, tenisti serb Novak Djokovic përgatitet për finalet ATP. Në këtë turne që zhvillohet në Torino, marrin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë.

Rikthimi në fushë dhe fitorja në turneun e Parisit me karikoi dhe më ndihmoi psikologjikisht pas zhgënjimit në US open. jam në formë dhe jam gati për turneun e Torinos, ku synoj të fitoj”, tha serbi, numri 1 në botë.

Ai u shpreh se nuk do të ndalet këtu dhe se do të vijojë të fitojë edhe në të ardhmen. “Më pëlqen filozofia e Ibrahimovic: Sa më shumë plakem, aq më i ri ndihem. Ai është simbol i mentalitetit të një ballkanasi. Ibra më frymëzon, për të mos u dorëzuar dhe për të fituar edhe në moshën e tij. Nëse punoj e stërvitem me një etikë etikën e duhur, mund t’ia dal mbanë edhe në atë moshë”, tha Djokovic.

Leave A Comment