• Home
  • Bundesliga
  • Fundjavë e zezë për Serinë A, Marca zbulon renditjen e veçantë

Fundjavë e zezë për Serinë A, Marca zbulon renditjen e veçantë

Marca ka barë një analizë interesante në lidhje me kohën efektive të lojës dhe kohën e humbur në ndeshjet e fundjavës së kaluar në kampionatet e ndryshëm të Europës.

E përditshmja spanjolle ka analizuar sesi, në 5 kampionatet kyesore të Europës, humbja e kohës dhe loja e ndërprerë bën që gjatë ndeshjeve të ketë gjithmonë e më pak kohë efektive lojë.

Fundjava e kaluar ka qenë shumë e zezë për Serinë A, ku duket se skuadrat luajnë më pak mesatarisht në krahasim me rivalet e huaja.

52.93 minuta lojë efektive për kampionatin kryesor italian që ka prekur kulmin negativ në Genoa-Udinese, me vetëm 39.50 minuta të luajtura.

Pak më mirë ka bërë La Liga, që mban vendin e katërt me 53.29 minuta kohë efektive.

Tre vendet e parë mbahen nga Ligue 1 (58.20 minuta lojë efektive mesatarisht), Bundesliga (57.00) dhe Premier League (55.33).

Për t’u theksuar se në Itali, ndeshja me kohën më ta lëratë efektive të lojës ka qenë Lazio-Atalanta me 63.25 minuta.

Leave A Comment