• Home
  • Bundesliga
  • “Futbolli gjerman është i çmendur”, Roca: Ja diferenca mes Nagelsmann dhe Flick

“Futbolli gjerman është i çmendur”, Roca: Ja diferenca mes Nagelsmann dhe Flick

Në një intervistë të dhënë për  Marca-n, Marc Roca, mesfushor i Bayern Munich, ka folur për bilancin e tij në Bavari.

“Është shumë pozitiv, në nivel personal dhe profesional. Kam ardhur te një Bayern pasi sapo kishte fituar triplete-n, me një skuadër shumë të konsoliduar dhe më kanë bërë të ndihem menjëherë mirë.

“Këtë vit kemi një trajner të ri dhe shpresa të reja, por në fazën përgatitore kam pësuar një dëmtim në kavilje q ë më ka ndarë nga skuadra për dy muaj”, ka thënë Roca.

Në lidhje me stilin e lojës.

“Kur kam ardhur në Gjermani, kam vënë re se kishte shumë intensitet, se Bundesliga ishte e ndryshme nga La Liga. Në Spanjë futbolli është më pozicional, ka kontroll të topit. Këtu skuadrat marrin topin dhe sulmojnë.

“Je duke fituar 4-0 dhe Bayern nuk ndalet. Vazhdojnë me ritëm të lartë, është një çmenduri: sulm-mbrojtje vazhdimisht. Është shumë fizik”.

Diferencat mes Nagelsmann dhe Flick.

“Kemi bërë një sezon me Flick, por me Nagelsmann ndihem shumë mirë, është një trajner që e lexon shumë mirë ndeshjen. Në të njëjtën ndeshje bën disa ndryshime që të ndihmojnë të zgjidhesh problemet.

“Bëjmë një lojë të ngjashme me Flick, por ndihem më mirë në strukturën e Nagelsmann. Kemi një kontroll më të madh të lojës për të shmangur kundërsulmet”.

Leave A Comment