• Home
  • Champions League
  • Gafa në shortin e Champions-it, Arshavin “feston”: Falë atij gabimi…

Gafa në shortin e Champions-it, Arshavin “feston”: Falë atij gabimi…

Vazhdojnë diskutimet për gabimin e bërë në shortin e 1/8-ave të Champions League, që e ka detyruar UEFA-n që ta përsërisë shortin.

Protagonist, jo me dashje, ish-sulmuesi rus Andrej Arshavin, i cili është kthyer të flasë për atë moment.

“Këto situata të jashtëzakonshme janë normale për mua”, ka thënë ish-ylli i Arsenal për Match TV.

“Kur jam unë, nuk mund të bësh asgjë, bëhem heroi i situatave që nuk i ndodhin kurrë askujt. Vetëm mua. Duket se nuk kanë bërë kurrë një short të dytë, por unë nuk e shikoj si skandal për UEFA-n, pavarësisht se të gjithë  kështu e kanë përshkruar”.

Arshavin ka shtuar:

“Ka qenë vetëm një gabim mekanik dhe njerëzor dhe kemi bërë gjitha nga e para. Të paktën janë kujtuar për mua në Europë falë këtij gabimi”.

Leave A Comment