• Home
  • Premier League
  • Gafë dhe rekord negativ për CR7,  Fernandes humb kontrollin me kundërshtarin (Video)

Gafë dhe rekord negativ për CR7,  Fernandes humb kontrollin me kundërshtarin (Video)

Manchester United ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionatin anglez. Djajtë e Kuq, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazuim 1-1 kundër Southampton-it të Armando Brojës.

Një moment negativ për skuadrën e Ragnick, por edhe për Cristiano Ronaldo-n, i cili nuk shënon gol prej gjashtë ndeshjeve radhazi. Kjo është ecuria më e keqe e CR7 që nga viti 2009-të.

Një ecuri kjo që mund të kishte marrë fund në minutën e 7-të të pjesës së parë, kur portugezi është gjendur me portën e boshatisur, por nuk ka arritur të shënojë.

Gjatë ndeshjes me Southampton ka rrezikuar shumë edhe Bruno Fernandes, i cili ka provuar të godasë me grusht Ward Prowse gjatë një përplasje që ka patur më mesfushorin e Shenjtorëve gjatë ndeshjes.

Leave A Comment