• Home
  • Premier League
  • Gazetarët e ngacmojnë për Champions-in e munguar, Pep iu përgjigjet me… Fergusonin

Gazetarët e ngacmojnë për Champions-in e munguar, Pep iu përgjigjet me… Fergusonin

Pep Guardiola doli para gazetarëve në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së Champions-it kundër kampionëve portugezë. Natyrisht, nuk mungoi edhe pyetja thumbuese për të, se kur do ta fitojë Ligën e Kampionëve me “qytetarët”, te të cilët ka shpenzuar miliarda për të marrë yjet e botës. Trajneri spanjoll nënvizoi mes të tjerash:

“A është e bezdisshme që vazhdoj t’i kërkoj vetes të fitoj Ligën e Kampionëve këtu? Pyetni çfarë të doni, sa herë të doni. Nuk më shqetësoni, kjo do të thotë se ne gjithmonë luftojmë për Champions League. Do të shkojmë në Portugali për ta fituar ndeshjen. Gjithçka është e hapur.

Do të jenë lojtarët, ata që do të vendosin. Çdo trajner e di se do të duhet të kritikohet nëse nuk arrin rezultate, përndryshe është më mirë të bëjë një punë tjetër. Nuk është problem ky për mua. Ka një harmoni të pabesueshme në ekip, lojtarët do ta bëjnë pjesën tjetër. Ne e njohim mirë njëri-tjetrin, kemi gjashtë vite që punojmë bashkë dhe pranojmë të mirat e të këqijat.

Te Manchester City për 10-15 vite, derisa të fitoj Champions-in? Unë nuk do të bëj si Sir Alex Ferguson, mos u shqetësoni. Kjo harmoni ndihmon, në 20 ndeshjet e fundit kemi fituar 18 dhe kemi humbur një ndaj Leipzig. I njoh të gjithë djemtë, në fund fitojnë ose humbin. Në futboll nuk e dini se çfarë ndodh. E rëndësishme është të bëjmë më të mirën dhe deri më tani nuk jemi penduar.

Sportingu? Liga portugeze është jashtëzakonisht konkurruese. Ne luajtëm kundër Portos sezonin e kaluar dhe e kuptuam se sa të fortë ishin. Ka lojtarë shumë të fortë dhe në fakt yjet fluturojnë në Spanjë, Angli, Gjermani ose Francë. Sportingu është një ekip i bashkuar.

Marrëdhënia mes trajnerit dhe skuadrës është gjëja më e rëndësishme. Sportingu është një skuadër fizike, e cila vrapon shumë. Ka fituar titullin sezonin e kaluar, pas kaq shumë vitesh, duke mposhtur Porton dhe Benfikën. Ata fituan në fazën e grupeve kundër Ajax-it dhe Dortmundit, janë një ekip i shkëlqyer”.

Leave A Comment