• Home
  • La Liga
  • Gerard Pique; çfarë koleksioni i makinave luksoze! Ja dhurata e shtrenjtë për Shakira

Gerard Pique; çfarë koleksioni i makinave luksoze! Ja dhurata e shtrenjtë për Shakira

Gerard Pique, i çmendur pas makinave! Mbrojtësi i Barcelonës është një adhurues i vërtetë i katërrrotakëve dhe ka një koleksion shumë të çmuar syresh. Koleksioni përfshin edhe një “Aston Martin DB9GT”, një nga makinat e preferuara të futbollistëve.

Disa herë është fotografuar nga paparacët duke drejtuar këtë model, i aftë për të përshpejtuar nga 0 në 100 kilometra/orë në 4.5 sekonda. Mbrojtësi i Barcelonës zotëron edhe një “Maserati Grancabrio”. Është një nga makinat sportive më të fuqishme, e aftë të kalojë 300 km/orë.

Koleksioni i Piqué përmban edhe një “Porsche Panamera Turbo S”. 34-vjeçari, shpesh është parë në këtë automjet me partneren e tij, Shakira. Të dy u “kapën mat” nga paparacët për herë të parë, 12 vite më parë si çift, pikërisht brenda kësaj makine.

Kur duhet të shkojë në stërvitje, Gerard shfaqet me Mercedesin AMG S63, ose me BMW X6. Së fundi, mos harroni makinën që lojtari i dhuroi Shakirës, ​​e cila u transferua në Spanjë prej dashurisë me futbollistin. Këngëtarja, së bashku me fëmijët e saj Milan dhe Sasha, vozit shpeshherë një “Mercedes Skl”.

 

Leave A Comment