• Home
  • Premier League
  • Gerrard: Ata që nuk e duan lojën e tij, nuk duhet të shikojnë më futboll

Gerrard: Ata që nuk e duan lojën e tij, nuk duhet të shikojnë më futboll

Steven Gerrard i është kundërpërgjigjur kritikëve të Philippe Coutinho. Braziliani, i cili është transferuar në janar te Aston Villa, po bën menjëherë diferencën.

Ish-ylli i Barçës ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së martës në barazimin spektakolar 3-3 kundër Leeds, ndeshje në të cilën ka shënuar dhe ka dhënë dy asiste.

“Nëse e shikojmë nga afër paraqitjen e Coutinho-s, aftësia e tij me topin dhe vizionin e lojës, kushdo duhet të jetë i mahnitur nga talenti i tij. Por jo të gjithë e mendojnë kështu”, ka thënë Gerrard në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Për këtë arsye them se kush nuk e do mënyrën si luan ai, nuk duhet të shikojë më futboll… Ka qenë një paraqitje e mrekullueshme!”.

Leave A Comment