• Home
  • Champions League
  • Gjimshiti: S’na intereson Manchester United, kualifikimi në këmbët tona

Gjimshiti: S’na intereson Manchester United, kualifikimi në këmbët tona

Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, ka folur përpara ndeshjes së nesërme kundër Young Boys në Champions: “Do të luajmë si gjithmonë, le të shkojmë atje dhe të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje. Ne i dimë vështirësitë, sepse atje duhet të luajmë në fushë sintetike. Ne e pamë gjithashtu në ndeshjen e parë sa e vështirë është kundër tyre, por po përgatitemi për një lojë sa më mirë”.

Më pas, mbrojtësi shqiptar foli për ndeshjen ndaj Spezia: “Të shënosh kaq shumë gola kundër Spezia ishte një shenjë e mirë, nuk ka ndodhur shpesh këtë sezon. Kjo na jep shumë besim në fazën sulmuese. Jam i bindur që tani do të shkojmë në Bernë për të luajtur një ndeshje të madhe”.

Një pyetje edhe për përplasjen tjetër të grupit, Villarreal-Manchester United: “Nuk mendoj se ai rezultat do të ndikojë tek ne. Do të futemi në fushë dhe do të japim gjithçka për të fituar, nuk na intereson shumë se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse marrim fitoret tona, kualifikohemi. Duhet të mendojmë me këtë mentalitet”.

Leave A Comment