• Home
  • La Liga
  • Goditje e minutës së fundit, ylli i La Liga-s mund të zbarkojë në Serinë A

Goditje e minutës së fundit, ylli i La Liga-s mund të zbarkojë në Serinë A

Sevilla ka marrë Martial nga Manchester United, por duket se vendi i dytë në renditjen e La Liga-s ka hapur oreksin e andaluzëve.

Drejtori sportiv Monchi, sipas elgoldigital, ka një fiksim dhe quhet Isco. Talenti i Real Madrid nuk merret në konsideratë nga Ancelotti dhe kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni.

Merkato e janarit është mundësia e fundit për Los Blancos që të mos e humbin lojtarin me kosto zero. Për Sevilla-n do të ishte një goditje e rëndësishme e minutës së fundit, Lopetegui e do me çdo kusht.

Dhe nëse Isco transferohet te Sevilla, Ivan Rakitic mund të largohet. E ardhmja e kroatit mund të jetë në Serinë A dhe më saktësisht tek Juventus-i.

Për bardhezinjtë 34-vjeçari do të ishte një përforcim cilësor me kosto të ulët. Dhe ka pak mundësi që ish-ylli i Barçës të refuzojë një ofertë të Juventus-it.

E vetmja pikëpyetje për torinezët do të ishte mosha e mesfushorit.

Leave A Comment