• Home
  • Basketboll Vendi
  • Goga Basket shkruan historinë, kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Goga Basket shkruan historinë, kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj

Atë që nuk e realizoi në disa sezone me femrat, skuadra e Goga Basket e realizoi në vitin e saj të parë në Superligë me meshkujt, duke u shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin sportiv 2018-2019. Një titull historik për basketbollin shqiptar, pasi skuadra e Gogës për herë të parë shpallet kampione e vendit, duke mundur 3-2 me finale Teutën në derbin durrsak.

Sot pasdite, në mjediset e “Akademisë Goga”, u luajt finalja e pestë dhe e fundit play off, aty ku Goga fitoi 81-60, duke e merituar triumfin. Ashtu si një vit më parë, finalja e pestë play off është e mallkuar për Teutën, që nuk arrin të rivalizojë dhe fitojë (vjet durrsakët u mundën nga Tirana). Gjithsesi, Teuta ngushëllohet me dy trofe, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën këtë sezon.

Skuadra Goga Basket, e drejtuar nga trajneri Lazimi, tregoi se ishte më superiore këtë sezon në kampionat, duke e mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë dhe më pas fitoi titullin. Faktori fushë ishte vendimtar në këto finale, pasi Goga fitoi në këtë finale të pestë para publikut të saj, duke u shpallur kampione, në sezonin e saj të parë në Superligë.

Basketboll – Meshkuj, finale play off

Ndeshje 1, Goga Basket – Teuta, 84-88

Ndeshje 2, Teuta – Goga Basket, 72-73

Ndeshje 3, Goga Basket – Teuta, 79-70

Ndeshje 4, Teuta – Goga Basket, 81-71

Ndeshje 5, Goga Basket – Teuta, 81-60

*Goga Basket fiton 3-2 serinë e finaleve play off ndaj Teutës

Leave A Comment