• Home
  • Bundesliga
  • Gol në… dritaren e zyrës, jo në portë. Lewandowski dhe Kahn japin spektakët te Bayerni (video)

Gol në… dritaren e zyrës, jo në portë. Lewandowski dhe Kahn japin spektakët te Bayerni (video)

Robert Lewandowski po luan një tjetër sezon të mrekullueshëm. Që nga fillimi i edicionit 2021-2022, ai ka shënuar 35 gola, nga të cilët 24 në Bundesligë dhe 9 në Champions League. Kështu, polaku mund të luftojë për titullin e kryegolashënuesit në dy fronte. Sipas statistikave të Transfermarkt, kapiteni i kombëtares polake shënon gol çdo 72 minuta lojë.

Gjatë stërvitjes së të enjtes, Robert Lewandowski vendosi të prezantojë disa risi në tapetin e blertë. Sulmuesi vendosi të qëllojë nga larg jo portën, por… dritaren e zyrës së Oliver Kahn. Duhet pranuar se ish-portieri ka bërë një pritje të suksesshme, siç duket në video.

“Një ditë e zakonshme pune në zyrë”, – ka komentuar drejtori i Bayernit, duke shpërndarë në rrjetet sociale këtë moment vërtet artistik, më tepër se futbollistik.

Edhe pse nuk e dimë sfondin e situatës, mund të spekulojmë pse Lewandowski vendosi të bëjë një goditje të tillë. Ndoshta ai donte të bindte presidentin e klubit që të fillonte bisedimet për një kontratë të re që skadon në fund të sezonit të ardhshëm?!

Në video dëgjohet polaku që bën shaka para goditjes së tij: “Unë kurrë nuk gjuaj aty ku është portieri, por më shumë anash…”

Leave A Comment