• Home
  • Kupa e Botës
  • Gravina: Playoff i Italisë? Duhet të kemi frikë vetëm nga një gjë

Gravina: Playoff i Italisë? Duhet të kemi frikë vetëm nga një gjë

Gabriele Gravina, presidenti i FIGC ka folur për Sky Sport për playoff-et që Italia do të luajë në mars për të siguruar një vend në Katar 2022.

Axurrët do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë (ose gjysmëfinale) dhe , në rast suksesi, do të përballen me fituesen e Portugali-Turqi.

“Do të kërkojmë kualifikimin me këto ndeshje shumë të rëndësishme. Duhet të kemi frikë vetëm nga vetja jonë”, ka thënë Gravina.

“Duhet të tregojmë përsëri se jemi kampionë jo vetëm të Europës, por edhe të jetës duke krijuar energjinë e një familjeje që ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm”.

Leave A Comment