• Home
  • Moto GP
  • Grushte e shkelma në pistë, pilotët zihen mes tyre pas aksidentit (video)

Grushte e shkelma në pistë, pilotët zihen mes tyre pas aksidentit (video)

Në garën e kategorisë Moto 3, zhvilluar një ditë më parë në Doha, protagonistë të një aksidenti kanë qenë dy pilotë: Jeremy Alcoba dhe John McPhee. Ata të dy u përfshinë në një aksident mes tyre në kthesën e parë, duke dalë jashtë piste.

Në atë moment, mes tyre ka nisur një sherr banal, që degjeneroi me grushte e shkelma. U desh ndërhyrja e komisarëve të pistës që situata të qetësohej. Gjithsesi, të dy pilotët janë dënuar nga komisarët në lidhje me garën e ardhshme, në Portimao.

Gjithashtu, pilotët janë gjobitur nga 1000 euro secili dhe garën e radhës do ta nisin nga “pit lane” si dhe do të marrin nga një penalizim prej 10 sekondash (McPhee, që e nisi i pari sherrin) dhe 5 sekonda Alcoba.

Leave A Comment